Një nga burrat më të pasur të botës “gozhdon” Meghan Markle: “Është manipuluese”!

Një diskutim në Twitter rreth asaj se përse britanikët nuk e pëlqejnë Meghan Markle, ka sjellë disa komente mjaft të ashpra për Dukeshën e Sussex nga ana e Ben Goldsmith, një nga njerëzit më të pasur në botë.

Shkëmbimi i etiketimeve acide filloi pasi një grua e re me ngjyrë publikoi një mesazh në platformën sociale, në të cilin pretendonte se njerëzit në Britani nuk e pëlqejnë Meghan Markle sepse ajo është një grua me ngjyrë, duke e pozicionuar atë si viktimë të racizmit. Ai që i dha përgjigje kësaj akuze ishte milioneri Ben Goldsmith, vëllai i Zac Goldsmith, një politikan britanik dhe anëtar i Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar. I ofenduar dukshëm nga akuzat për racizëm, Goldsmith publikoi një mesazh në të cilin mbrojti popullin britanik duke thënë se sondazhet tregojnë se Anglia është një nga kombet më miqësore.

“Ne jemi larg të qënit perfekt, por sondazhet tregojnë njëri-pas tjetrit se britanikët janë ndër njerëzit më mikpritës dhe më pak racistë kudo. Në fillim, Meghani u adhurua. Turmat u rreshtuan nëpër rrugë për dasmën. Ajo sot nuk pëlqehet për faktin e thjeshtë se është “bulliste manipuluese, dhe kjo është zbuluar tashmë”.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it i kanë mohuar vazhdimisht akuzat për ngacmime të marra me kalimin e kohës, duke i quajtur ato shpifje. Në qershor, Buckingham Palace tha se kishte “rishikuar” politikat e tij të burimeve njerëzore pas një raporti mbi akuzat për ngacmime nga Meghan kundër anëtarëve të stafit. Megjithatë, ata shtuan se nuk do ta publikonin kurrë hetimin.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article