Tërmeti godet Meksikën, Dua Lipa largohet e frikësuar nga klubi!

Dua Lipa do të marrë me vete dhe një kujtim jo të mirë nga Meksika: këngëtarja e famshme pati përvojën fatkeqe të një tërmeti të fortë që u ndje në kryeqytetin e vendit me një magnitudë të frikshme prej 7.7 sipas shkallës Rihter. Edhe paslëkundja pas saj ishte e fortë, 6.9 në këtë shkallë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Revista Clase (@revistaclase)

Këngëtarja vetëm disa orë më parë kishte dhuruar një koncert në kryeqytetin meksikan, në kuadër të turit të saj “Future Nostalgia”.“Rroftë Meksika! Jam shumë mirënjohëse, shumë e lumtur dhe shumë e emocionuar që jam këtu”, tha ajo gjatë performancës së saj në Foro Sol në Mexico City.

Lipa është shfaqur në skenë me një veshje jeshile. Ajo dukej plot energji dhe tha se ishte e lumtur që vizitoi Meksikën dhe ndjeu dashurinë e publikut dhe në fund të performancës së saj u drejtua në një klub nate ekskluzive në qytet, LooLoo Studio, ku u befasua nga tërmeti. Më pas në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku këngëtarja shfaqet me kurrizin e kthyer e rrethuar nga disa persona, teksa pret evakuimin e pjesës tjetër të të pranishmëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Revista Clase (@revistaclase)

Në video shfaqet këngëtarja britanike 27-vjeçare duke u larguar nga vendi e rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë drejt një furgoni të bardhë, dukshëm e tronditur. Ishte rreth orës 1:30 të mëngjesit të së enjtes, sipas kohës lokale, pikërisht kur pati tërmet. Një nga shoqëruesit e këngëtares në momentin e tërmetit u identifikua si aktori dhe këngëtari Aron Piper.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article