Vdekja e 22 vjecares iraniane, gratë presin flokët në shenjë proteste!

Nën sloganin: “Grua, jetë, liri” , femrat po dalin nëpër protesta ndaj vdekjes absurde të 22-vjeçares iraniane, Mahsa Amini, e cila u rrah brutalisht nga e ashtëquajtura “policie e moralit” në Republikën Islamike. Vajza, e cila kishte rënë në koma, ndërroi jetë më vonë në spital. Arsyeja e agresionit ndaj saj ishte se sipas policisë, “nuk e mbante sic duhet shaminë e kokës”.

Gra në Iran dhe në pjesë të tjera të botës kanë dalë nëpër rrugë duke prerë flokët publikisht në formë rebelimi dhe për të treguar kështu solidaritet me Mahsanë, që u shua në moshë fare të re, për një arsye të pakonceptueshme për botën perëndimore dhe njerëzit e lirë.

Protestat nisën fundjavën e kaluar, dhe kanë vazhduar me një të njëjtin intensitet. Autoritetet iraniane kanë arrestuar protestues e kanë vrarë disa të tjerë. Rrjetet sociale, platformat dhe kanalet e ndryshme të komunikimit përfshi këtu WhatsApp janë ndaluar nga qeveria. Kjo e fundit ka shkëputur gjithashtu linjën e internetit me qëllim ndalimin e tubimeve dhe revoltës së popullit. Një pjesë e mirë e grave dhe vajzave në Stamboll sakaq kanë ndarë në rrjete sociale videot teksa presin flokët e tyre shoqëruar me hashtag-un “ti nuk do të jesh kurrë vetëm”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article