Superylli i popit Rihanna do të rikthehet në skenë. Bëhet e ditur se këngëtarja do të performojë në Super Bowl LVII Halftime Show.
Lajmi i shumëpritur u dha nga vetë këngëtarja, me anë të ekipit të saj menaxhues, Roc Nation.
Ndërkohë shefi i Muzikës në NFL, Seth Dudowsky tha se liga po pret me padurim performancën e yllit botëror.
“Ne jemi të emocionuar të mirëpresim Rihannën në skenën e Apple Music Super Bowl Halftime Show. Rihanna është një artiste e një brezi, e cila ka qenë një forcë kulturore gjatë gjithë karrierës së saj. Ne mezi presim të bashkëpunojmë me Rihanna, Roc Nation dhe Apple Music për t’u sjellë fansave një tjetër performancë historike Halftime Show”.



















