Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar te “Rudina” këtë të premte së bashku me motrën e saj Jereda, ku si rrallëherë ato rrëfyen marrëdhënien e ngushtë që kanë.
Dy motrat janë bërë vetëm nga një herë nëna, dhe teksa u pyetën në lidhje me planet për një shtatzëni të dytë, Jereda me të qeshur u shpreh se jo.
Ndërsa Rudina, e cila shpesh është komentuar në lidhje me një shtatzëni të mundshme, u shpreh se me dashurinë që Marku ka për fëmijët është gjynah të mos e bëjë, por kjo do të vijë kur ajo të jetë gati pasi deri më tani s’ka qenë gati.
Mes batutave Rudina ndau edhe një situatë kur duke bërë plane të reja për karrierën e saj Marku, i cili dëshiron shumë të bëhet sërish baba, pasi e ka dëgjuar i ka thënë “u shty prapë më duket”. “Po i flisja Markut për një projekt që kam tani në teatër dhe pas projektit zhvillova një bisedë për shtatorin tjetër dhe Marku më tha “bravo zemër të lumtë, u shty prapë fëmija më duket”.



















