Sa e bukur është motra e vogël e Beyonces- Solange kthen kokat në Nju Jork!

Edhe pse e veshur thjesht, Solange Knowles, motra e vogël e Beyonce tërhoqi të gjithë vëmendjen në Galanë e Vjeshtës të Baletit të  New York City.

Muzikantja dhe kompozitorja 36-vjeçare buzeqeshi plot krenari për gazetarët teksa u nis për në Teatrin David H. Koch të Lincoln Center e veshur me një kostum mashkullor në ngjyrë blu të errët.

Solange ishte një nga të ftuarat e nderit në këtë vend, pasi kishte kompozuar pjesën e hapjes së galasë. Kjo e bëri atë të dytën grua me ngjyrë që kompozon për Baletin e qytetit të Nju Jorkut.

Është e qartë se në familjen e tyre, bukuria rrjedh në gene. Solange, ashtu si motra e saj, i bëri menjëherë kokat të kthehen, ndërsa u pëlqye shumë kombinimi i kostumit me cantën e zezë dhe këpucët e zeza me taka, si dhe varesen e bukur bojeqielli.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article