E vërteta e raportit të Dua Lipës me komedianin Trevor Noah!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka qenë kryefjalë e mediave pasi u fotografua duke darkuar me komedianin Trevor Noah.

Ylli i muzikës dhe prezantuesi i “The Daily Show” u panë duke u puthur dhe përqafuar pasi darkuan në një restorant në New York.

Mirëpo pavarësisht thashethemeve dhe fotografive virale, mediat e huaja raportojnë se ata nuk janë të lidhur. “Ata janë thjesht miq,” tha një burim për Us Weekly.

Kujtojmë se këto aludime vijnë në pak se një vit pas ndarjes së Trevor Noah dhe Minka Kelly, ndërkohë Lipa, nga ana e saj, u takua për herë të fundit me Anëar Hadid në dhjetor 2021 pas rreth dy vitesh lidhje.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article