Trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha pak ditë më parë u bë nënë për herë të tretë.
Sara dhe Ledioni pas dy djemve u bënë prindër të një vajze, të cilën e ka pagëzuar me një emër shumë të veçantë, Rüya Roe.
Emrin e vajzës e zbuloi vetë Sara me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku ka publikuar fotografinë e një torte me detaje rozë, sipër së cilës është shkruar emri Rüya Roe.
Kujtojmë që pak ditë më parë trashëgimtarja e Top Channel ndau fotografitë e para; një para lindjes, një tjetër me Ledionin në sallën e operacionit dhe një letër shumë prekëse nga e motra, Lori.



















