Nëna vrau pedofilin pasi mësoi se kishte abuzuar me tre fëmijët e saj!

Një nënë që vrau një pedofil pasi mësoi se ai kishte abuzuar me tre djemtë e saj, po kërkon të luftohet për një mbrojtje më të madhe të fëmijëve që përfundojnë në viktima të situatave të tilla. Sarah Sands piu dy shishe verë dhe më pas shkoi në shtëpinë e Michael Pleasted, 77 vjeç, në një bllok apartamentesh fqinj në lindje të Londrës dhe e goditi atë tetë herë me thikë në vitin 2014.

Burri kishte ndryshuar identitetin që të mos mësohej se cili ishte në të vërtetë, dhe kishte vazhduar të ngacmonte të miturit në lagje. Ai kishte abuzuar me tre nga pesë fëmijët e Sarës, si edhe me djem të tjerë të vegjël në zonë, ndërsa kishte marrë një dënim prej tre dekadash për abuzim me të mitur. Më vonë rezultoi se e kishte ndryshuar emrin e tij të vërtetë, Robin Moult për të fshehur të kaluarën e vet të pështirë.

Duke treguar një guxim të madh për moshën e tyre, djemtë e Sarës hoqë dorë nga e drejta e anonimitetin me qëllimin të mbështesnin plotësisht të ëmën, e cila ka dalë tashmë nga burgu dhe po bën fushatë për ashpërsimin e rregullave, që i lejojnë shkelësvë të tillë të ndryshojnë emrat e tyre.

Njëri nga djemtë, Bradley, e pohoi se ishte ndjerë shumë mirë kur kishte mësuar që e ëma kishte goditur me thikë abuzuesin, ndërsa vellezerit e tij binjakë Alfie dhe Reece thanë se ndiheshin ‘më të sigurt’ pasi ai u vra – por pranuan se makthet që la pas dhunuesi, nuk kishin pushuar.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article