Është publikuar kënga më e re e Filloreta Raçit, e kompletuar tashmë edhe nga ana vizuale. Në fakt, është fjala për një bashkëpunim muzikor që ka ardhur me Tribal, thote Telegrafi.
Kënga e fundit e Fifit mban titullin “Trauma” , dhe duket se për tekstin e saj janë angazhuar që të dy protagonistët.
Realizimi i këtij projekti të ri muzikor është bërë nën produksionin e Bini Diez. Për anën vizuale është angazhuar produksioni Imagine Films, që ka xhiruar videoklipin.
Fifi para disa ditëve kishte publikuar këngën “Refuzuar”, e cila u pëlqye mjaft nga publiku.



















