26.5 C
Tirana
E enjte, 21 Shtator, 2023
spot_imgspot_img
Array

5000 euro për mikrofonët, 5 karta..: Dirigjenti i Elsa Lilës, akuza ndaj fitores se familjes Kelmendi!

Edhe një herë, Festivali i Këngës në Radio Televisioni Shqiptar u pllakos nga debate të mëdha pas ndarjes së cmimeve. Edicioni i 61-të i festivalit në fjalë shpalli fituese Elsa Lilën me këngën “Evita”, të dytën Albina Kelmendin dhe familjen e saj për këngën “Duje” dhe në vendin e tretë grupin 2Farm me këngën “Atomike” – sipas jurisë së përbërë nga profesionistë. Ndërkohë, ishte vota e publikut që përcaktoi këngën përfaqësueses të Shqipërisë në “Eurovision 2023”, e cila u zgjodh të jetë kënga e vendit të dytë. Enrico Melozzi , dirigjenti i kenges se Elsa Lilës, e cila u rikthye pas 25 vitesh në këtë festival, reagoi përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi  “Duje” dhe interpretuesit e saj.

“Elsa Lila triumfon në Festivalin e Këngës Rtsh me nje këngë fantastike, harmonikisht komplekse dhe të sofistikuar dhe ky është një lajm i mirë Për Shqipërinë. Por fatkeqësisht është një fitore e hidhur, sepse kam shumë dyshime se kush dhe si u shpärblye bileta e Eurovizionit. Pyes veten: a ështä e mundur qe nje artist të propozojë dhe te regjistrohet si solist, me një emer që botohet në të gjitha gazetat e botës, dhe pastaj të paraqitet si grup, qoftë edhe me një emer tjetër??

A ka mundësi qe ky grup të mos paraqitet ne prova dhe të zbulohet vetëm në para-gjenerale, madje duke shkaktuar probleme teknike pasi askush nuk dinte gje për praninë e një grupi vokal dhe nuk ishin siguruar mikrofonat e nevojshëm? A ka mundësi që grupi në fjalë t’i paguajë 5000 euro mikrofonat duke i sjellë nga shtëpia? A ështä e mundur të ketë një bis në skenen e nje konkursi sepse publiku (i ardhur nga Kosova në kurriz ti grupit vokal në fjalë!!!) duartroket dhe bërtet duke harruar cdo rregull të fairplay?

Të gjithe e dimë qe disa vite më pare një këngëtare u skualifikua për të përmendur thjesht refrenin, Për ti njejten arsye. por mbi të gjitha: a është e mundur qe Eurovizion t’u jepet atyre qe arrijnë te marrin më shumë karta telefonike për të votuar? A ka mundësi qe dyqani  prani teatrit te japi 5 karta telefoni për të hedhur 15 vota, kush tregon se ka një biletë për në finale? Dhe shumë pyetje të tjera më vijnë nga thellësia e hidhërimit tim. Shpresoj se këtyre pyetjeve do t`upërgjigjet drejtësia qe do te hetoje kete fatkeqesi dhe qe lejoi të ndodhe e gjithë kjo, pa kontroll dhe respekt minimal Për karrierën e atyre qe në vend të kësaj luajtën duke respektuar te gjitha rregullat. duke demonstruar se arroganca dhe injoranca mbizotëronte mbi bukurinë dhe kulturën”, ka shkruar dirigjenti Melozzi.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit