KreuCelebrity

E premte 13, duhet të kemi frikë? Cfarë dihet për këtë ditë!

E premte 13, duhet të kemi frikë? Cfarë dihet për

 

Konsiderohet si një nga ditët për të pafat të vitit; e premte data 13 konsiderohet nga shumë njerëz si një ditë aspak e mirë. Fenomeni njihet dhe nga psikologët që e kanë përkufizuar me një fjalë të vetme këtë ndjesi, paraskavedekatriaphobia (greqisht, fobia nga e premtja e datës 13), ose ndryshe frika nga e premtja e datës 13.

Një mundësi për të shmangur ҫdo të papritur është të rrish në shtrat gjatë gjithë ditës së premte, sipas psikologëve, ose të bësh atë që bëjnë edhe shumë njerëz të tjerë e injorojnë besëtytni dhe bëjnë të njëjtat gjëra si zakonisht. Njerëzit shmangin martesën në këtë datë, udhëtimet janë më pakta, madje dhe ditët e punës.

Por si nisur kjo lloj bestytnite? Miti i hershëm përreth origjinës së frikës është përfshirë në një nga dokumentet më të vjetra ligjore në botë, Kodi i Hamurabit, në të cilin thuhet se mungon ligji i 13 nga lista e rregullave ligjore. Por në fakt, lënia jashtë e këtij ligji nuk ishte gjë tjetër veç se një gabim i bërë nga një prej përkthyesve më të hershëm të dokumentit i cili nuk përfshiu një linjë të tekstit.

Disa kultura, duke përfshirë egjiptianët e lashtë, e konsiderojnë si numër me fat, ndërsa disa kultura të tjera shmangin numra të tjera si për shembull në Azi, ku nuk shihet me sy të mirë numri 4.

E “premtja e mallkuar” i kushton rëndë ekonomisë botërore, veçanërisht linjave ajrore që në këto ditë përballen me fluturime pothuajse të boshatisura. Sipas vlerësimeve, më shumë se 60 milionë persona në të gjithë botën ndikohen shumë nga kjo ditë dhe preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.Numri 13 është konsideruar një numër i pafat për shumë vite, edhe para lindjes së Krishtit. Ndryshe nga numri 12, i cili është i njohur historikisht si numri i plotësisë (12 muajt e vitit, 12 zotat e Olimpit, 12 orët e kohës, 12 fiset e Izraelit, 12 apostujt e Jezusit, 12 pasardhës të Muhamedit…), fqinja e tij, 13-a, është parë gjithmonë si përjashtim.Por 13-a ka edhe një referencë biblike të pafat. Juda, apostulli i cili tradhtoi Jezu Krishtin, supozohet të ishte mysafiri i 13-të në darkën e tij. Krishti u kryqëzua në ditën e premte. Në numerologji, gjithashtu, 13-a është konsideruar si një numër i parregullt dhe është numri që thuhej se përdornin shtrigat për mbledhjet e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF