Shakira ka publikuar këngën e saj të re, “Music Sessions #53” në bashkëpunim me Bizarrap, ku ka bërë disa deklarata si për ish-partnerin e saj Gerard Pique ashtu edhe për partneren e saj Clara Chia. Ndërkohë mesa duket dyshja nuk janë të vetmit që Shakira ka përfshirë në këngë.
Për momentin ylli kolumbian dhe nëna e Pique, Montserrat, janë ende fqinje. Këngëtarja ende banon në rezidencën e vendosur në Esplugues de Llobregat, dhe në një shtëpi ngjitur jetojnë prindërit e Pique. “Më ke lënë vjehrrën si komshi”, thotë Shakira në këngë duke iu referuar afërsisë së prindërve me shtëpinë e tyre.
Por së fundmi mediat kanë vënë re një detaj i ri i cili ka tërhequr jo pak vëmendje. Kukulla e një shtrige prej tre muajsh zbukuron një nga ballkonet e shtëpisë që ndanin Shakira dhe Pique, të orientuar pikërisht drejt shtëpisë së prindërve të futbollistit dhe fansat e kanë interpretuar si një mesazh i Shakirës për vjehrrën e saj.
SHAKIRA está que se sale y coloca 1 Bruja en el balcón de su casa que da directamente a la de su SUEGRA.
¿Existe indirecta más directa? ? pic.twitter.com/EkdFiXLKPW
— Marc ? (@amaerx) January 12, 2023
Ka pasur gjithmonë një lidhje të mirë mes këngëtares dhe ish-vjehrrës së saj dhe ata kanë kaluar shumë kohë së bashku, por nuk dihet nëse gjërat tashmë mes tyre kanë ndryshuar. Këngëtarja dhe ish-futbollisti blenë një rezidencë në Ciutat Diagonal, një nga zonat më të mira në Barcelonë, aty ku Joan Pique dhe Montserrat Bernabeu u vendosën gjithashtu për të qenë më afër nipërve të tyre.



















