Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ditët e fundit të Lisa Marie Presley përpara vdekjes së papritur nga ataku kardiak në moshën vetëm 54 vjeçare. Duke cituar burime pranë saj, The Sun thotë se artistja u izolua shumë pas vetëvrasjes së birit të saj Benjamin Keough në vitin 2020.
Ajo e kishte përjetuar mjaft keq largimin nga jeta të të birit. Për herë të fundit, Lisa Marie ishte shfaqur në ceremoninë e çmimeve Golden Globe të martën, me nënën e saj Priscilla Presley dhe aktorin Austin Butler, i cili interpretonte rolin babait të saj të ndjerë Elvis, në filmin e vitit të kaluar. Ajo dukej e dobët por në humor të mirë, nganjëherë duke u mbajtur në krahun e Austin kur lëviste.
Lisa Marie Presley arrives at the premiere of “Mad Max: Fury Road” held at the TCL Chinese Theater in Hollywood.
“Vitet e saj të fundit ajo ishte goditur nga humbja e Benit, tek i cili mbështetej shumë. Ajo ngushëllohej nga ish-bashkëshorti Danny Keough me të cilin kishin mbetur miq,” thotë burimi.
Lisa Marie nuk kishte gjetur ende ngushëllim nga vdekja e Benjamin, që u vetëvra me një plumb në kokë. Ajo ka lënë dy vajza binjake adoleshente Finley Aaron Love Lockwood e Harper Vivienne Ann Lockwood, me ish-bashkëshortin Michael Lockwood. Shumë opinione atribuojnë shkakun e atakut të saj kardiak te problemet personale ndërsa të tjerë e përfshijnë atë mes një numri të shtuar artistësh e sportistësh që kanë pësuar vdekje të tilla dy vitet e fundit.