Pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP për shkak se qelloi me shpullë Luiz Ejllin pas një debate që pati me të, Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë në rrjetin e saj social Instagram me anë të një mesazhi, të cilin e nis me fjalinë shumë domethënëse, “Jeta vazhdon…, edhe nëse ‘vdesim’!”.
Kejvina shprehet se nuk është penduar që është ftuar në shtëpinë e Big Brother VIP teksa theskon se shpulla e saj u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës. Ajo thotë kjo shpullë e ndihmoi atë që të dilte prej asaj ‘çmendine’. Më tej modelja iu ka kërkuar falje fansave dhe mbështetësve të Luizit, pasi sipas saj ata janë të vetmit të lënduar nga veprimi i saj.
“Jeta vazhdon…, edhe nëse ‘vdesim’! Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrsesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilja prej asaj “çmendine”! Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit, dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës!
Meqë Luizi, lavdi Zotit, gëzon shëndet të plotë, dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftesive dhe vullnetit të tij, mua me mbetet që t’i kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, Fansat!”, ka shkruar ajo.