Ylli i muzikës pop Beyonce hyn në histori si këngëtarja me më shumë çmime Grammy gjatë karrierës së saj. Artistja i shtoi koleksionit të saj 4 trofe të tjera, në ceremoninë e mbajtur të dielën, përfshirë për albumin më të mirë elektronik/dance, duke e çuar totalin në plot 32, thote CNN. Rekordi i mëparshëm ishte 31 cmime Grammy.
“Faleminderit shumë. Po përpiqem të mos jem shumë emocionale. Dua të falënderoj Zotin”, tha Beyonce përpara sallës që duartrokiste.
Edhe pse ka shënuar megjithatë suksese të njëpasnjëshme, ajo nuk e ka marrë asnjëherë çmimin prestigjoz për albumin më të mirë e nuk ia doli as këtë vit.
Këtë radhë, cmimi në fjal i kaloi këngëtarit britanik Harry Style, që triumfoi me albumin Harry’s House. “Kam qenë i frymëzuar nga çdo artist që garoi në këtë kategori me mua. Në shumë raste gjatë jetës sime, kam dëgjuar muzikën e të gjithë atyre që ishin të nominuar”, tha Style.
“About Damn Time” e Lizzo u vlerësua si regjistrimi më i mirë i vitit, ndërsa reperja ia kushtoi çmimin Prince-it. “Just Like that”, e këngëtares blues, Bonnie Raitt’s u vlerësua si kënga më e mirë e vitit. Mes fituesve të tjerë të mbrëmjes ishin Adele, për performancën më të mirë solo pop dhe Kendrick Lamar për performancën më të mirë rap.