KreuStil Jetese

Chrissy Teigen zbulon arsyen prekëse përse ia vunë vajzës emrin Esti!  

Chrissy Teigen zbulon arsyen prekëse përse ia vunë vajzës

Chrissy Teigen shpjegoi për fansat kuptimin e ëmbël të emrit të vajzës së saj tre muajshe Esti Maxine. Modelja, 37 vjeçare – e cila ka tre fëmijë me bashkëshortin John Legend- tha se frymëzimi për këtë emër fillimisht u kishte ardhur gjatë pushimeve në Itali, por rastësisht, ai doli në dritë edhe si një lidhje familjare.  

“Ishim me pushime. Ne u martuam në Itali dhe unë po shikoja lart në hotel dhe vazhdova të shihja aty Este, dhe thashë: “Më pëlqen emri Este”, u shpreh ajo tek The Kelly Clarkson Shoë.. Por më pas, bënë dhe një zbulim mjaft interesant.  

“Unë thesht po luaja në fillim me këtë ide, nuk e kisha menduar seriozisht. Por më pas zbuluam një lidhje më të thellë me këtë emër. Mësuam se në fakt, stërgjyshja e John-it quhej Estera, dhe me pas vendosëm ta kthenim në Esti.” 

Edhe emri i mesëm i vogëlushes, Maxine, është gjithashtu mjaft i përdorur në familjen e Legend. “Ne donim t’ia vinim emrin e saj të mesëm Maxine sipas gjyshes sime, emri i dytë i së cilës ishte Maxine. Pra, është ky emër është pjesë si të thuash, e familjes sime”, tha ai për E! Lajme. Chrissy tregoi gjithashtu se si vëllezërit e motrat e Esti-t – vajza Luna, gjashtë vjeç dhe djali Miles, katër vjeç – po përshtaten mjaft mirë me të. “Është e çuditshme sepse mendova se ata ose do të ishin shumë të inatosur me të sepse merr shumë vëmendje nga unë, por në fakt e duan shumë, tha këngëtari.  

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF