KreuFashion

Ështe epoka e yjeve koreanë: Jimin i grupit BTS bëhet brand ambassador i Tiffany & Co!

Ështe epoka e yjeve koreanë: Jimin i grupit BTS bëhet brand

Kurrë më parë yjet koeranë nuk kanë qenë më në qendër të vëmendjes së showbiz-it botëror sa vitet e fundit. Artistët aziatikë janë kthyer ndër personazhët më të kërkuar që numërojnë miliona fansa në të gjithë botën.

Anëtari i grupit të famshëm BTS Park Jimin sapo ka firmosur një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare pasi është bërë brand ambassador i markës luksoe të bizhuterive Fiffany & Co. Marka e njohur zbuloi fushatën e re këtë fillim jave ku krahas Jimin ishin edhe Zoe Kravitz dhe Gal Gadot

E titulluar “This Is Tiffany”, fushata paraqiti idhullin e K-pop-it të mbështjellë me një sërë pjesësh verbuese nga koleksioni i firmës së markës luksoze Tiffany HardËear, duke përfshirë një gjerdan me diamantë dhe byzylyk.

“Zotërinj, ndizni motorët. Ambasadori i Shtëpisë Jimin i BTS po shkon në Tiffany HardWear”, shkroi Tiffany & Co në llogarinë zyrtare të kompanisë në Instagram, duke e çuar ARMY-në (mbeshtetësit e zjarrtë të grupit BTS) në furi për rolin e idhullit të tyre Jimin si ambasador.

“Fushata jonë “This Is Tiffany” është një homazh autentik për stilin individual. Ne mund t’i bëjmë bizhuteritë, por janë ambasadorët e shtëpisë si Zoë, Jimin i BTS dhe Gal që u japin kuptim koleksioneve dhe i bëjnë pjesët tona të gjitha të tyre.”- tha në një deklaratë Alexandre Arnault, përfaqësuesi i produktit dhe komunikimit të Tiffany & Co.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF