
Ndonëse duket jashtëzakonisht mirë, Naomi Campbell 52 vjecare sërish ka ndjerë dëshirën t`i përmirësonte fotot e saj në ceremoninë e cmimeve Oscar. Fansave nuk u pëlqeu aspak rezultati I ndërhyrjes me Photoshop, që sipas tyre ishte e tepruar dhe e panevojshme.
Fotot e modeles të postuara në Instagram ishin shumë të ndryshme nga imazhet e bëra në tapetin e kuq. Në imazhe duket se koka dhe hunda e Campbell-it janë shumë më të vogla dhe joproporcionale me pjesën tjetër të trupit të saj.
Ngjyra e lëkurës po kështu është dukshëm më e zbardhur. Ndjekësit menjëherë kanë reaguar, duke u shprehur se Naomi është vetë perfekte por thjesht duhet të pranojë qe po plaket. “Zoti na ndihmoftë nëse edhe Naomi mendon se ka nevojë për këtë. Ajo është e përsosur siç është. Nuk nevojiten modifikime,”-komentoi një prej tyre. “Ajo nuk dëshiron të pranojë faktin që po plaket dhe kjo është normale”,-shtoi një tjetër.
Naomi Campbell konsiderohet një nga modelet më të kërkuara për katër dekadat e fundit, e vazhdon të dominojë pasarelat e të pushtojë kopertinat e revistave kryesore të modës.