KreuFashion

Pierre Cardin 1 vjeç; mbledh miqtë në festë!

Mobiljet e brandit luksoz Pierre Cardin kemi fatin që prej vitit 2010 t’i kemi të pranishme edhe në Shqipëri. Teksa klientët sqimatarë e përqafuan menjëherë stilin advangard të dizajnerit italo-francez, Pierre Cardin numëron 3 filiale; dy prej të cilave në Tiranë dhe një në qytetin e Shkodrës.

Këtë mes shtatori filiali në kompleksin Delijorgji mbushi 1 vjeç dhe për të kremtuar përvjetorin e parë të show-room-it luksoz drejtuesit mblodhën miq dhe klientë besnikë në një fetsë të këndshme nga ku të pranishmit u njohën edhe me koleksione të reja të veshjeve të mrekullueshme të shtëpive, mobiljet  skulpturore si dhe dhe punimet e ndriçimit të cilat meritonin momentin e tyre për të qenë në qendër të vëmendjes.

Emra të rëndësishëm të botës së artit, showbiz-it e biznesit (pjesa më e madhe e të cilëve janë edhe klientë besnikë të Pierre Cardin)  trokitën gotat për suksesin 1 vjeçar të showroom-it në një prej lagjeve më të rëndësishme të kryeqytetit.

Është një talent i rrallë që dizajnet e dikujt të mbeten bashkëkohore rreth 40 vjet pasi u publikuan edhe sot puna e Pierre Cardin mbetet e freskët si kurrë më parë. Dizajneri francez shquhet për avangardën e tij, modën e një “bote” tjetër, pasi është dekoruar me vlerësime të shumta për dizajnet e tij mbresëlënëse dhe përpjekjet humanitare (Cardin është i vetmi stilist që është pranuar në shoqërinë prestigjioze franceze Académie des Beaux-Arts në Paris).

Pierre Cardin, erdhi për herë të parë në Shqipëri në Qershor të 2010 dhe përgjatë kohës, marka Pierre Cardin ka marrë ekskluzivitetin brenda industrisë së arredimit të ambienteve dhe linjave Interior Design duke e bërë këtë brand të paimitueshme në të gjithë botën. Pierre Cardin solli gjithçka të konceptuar dhe të prodhuar me përkushtimin maksimal duke qenë pioner në linjat unike të tapetëve ku është e ndërthurur artizanalja me teknologjinë moderne. Cilësia dhe jetëgjatësia e produkteve të Pierre Cardin, vjen si rezultat i materialeve të cilësisë së parë dhe teknologjive më të fundit të prodhimit të tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF