Vera ka ardhur, pushimet po afrohen gjithnjë e më shumë dhe kjo do të thotë se së shpejti do të mund të shijoni relaksin e merituar buzë detit.
Ajo që duhet të bëni tani është të filloni të mendoni për bagazhet, por mbi të gjitha të fokusoheni se çfarë do të vishni gjatë ditëve të plazhit.
Patjetër që veshjet duhen të freskëta, të lehta dhe plot ngjyra. Dhe meqenëse influencueset janë me pushime për një kohë të gjatë, ne i lejojmë vetes të frymëzohemi nga veshjet e tyre për t’ju ndihmuar të gjeni disa pamje plazhi shumë elegante.
Nëse jeni në kërkim të ideve të reja, këtu do të gjeni modele veshjesh të marra nga Instagrami në mënyrë që të krijoni veshjet ideale për ditët tuaja të pushimit..



















