Teksa datat e “Sunny Hill Festival” në Prishtinë po afrojnë, është kompletuar edhe lista e të gjithë pjesëmarrësve që do të performojnë këtë vit.
Lista normalisht kryeson me Dua Lipën e cila do të rikthehet me një paraqitje në këtë festival pas disa vitesh. Veç saj, emrat më të njohur që do ta ndezin atmosferën në Prishtinë janë yjet J Balvin, Diplo dhe Skepta.
Bëhet me dije gjithashtu që do të performojnë edhe një seri artistësh të njohur si; AJ Tracey, Mahmood, Regard dhe Burak Yeter.
Në skenën e “Sunny Hill Festival” më 4, 5, 6 dhe 7 gusht do të ngjiten edhe shumë yje kosovarë e shqiptarë si Azet, Dhurata Dora, Elvana Gjata, Ghetto Geasy, Kida, Ledri Vula, Yll Limani, etj.



















