Si po ia çoni me vapën?
Janë historitë tipike të verës së nxehtë. Bëjmë disa herë dush në ditë për të hequr djersën. I vëmë gjoksin ventilatorit. Flemë në ballkon, se në dhomë është aq vapë sa nuk na zë gjumi. Me zor mbushemi me frymë prej ajrit mbytës. Lëmë hapur edhe dritaren, edhe derën, që të bëjë korrent. Të gjitha këto shpikje dhe stile i kemi trashëguar nga një kohë kur jo vetëm që nuk bënte kaq nxehtë sa sot, por nuk ekzistonin as shpikje si kondicioneri.
Dhe teksa ngrohja globale sa vjen dhe përkeqësohet e vera bëhet më e nxehtë, rritet dhe nevoja e kërkesa për ajër të kondicionuar. Sipas një studimi, deri në 2050-ën kërkesa për kondicionerë do të jetë trefishuar. Ndërkohë, sa më shumë nxehet moti, aq më shumë avancon teknologjia e ajrit të kondicionuar, me kompani që kanë zhvilluar kondicionerësh me efiçencë të lartë, kosto të ulët dhe që nuk konsumojnë shumë energji.
Siç është rasti i Carrier, një kompani me 115 vite përvojë në këtë fushë. 115 vite mundësi dhe përpjekje për të përmirësuar veten. Falë gamës së gjerë të produkteve të Carrier, gjithkush mund të zgjedhë modelin e duhur për në shtëpi. Pavarësisht nëse është duke kërkuar për një sistem multisplit, sistem chiller Fan coil, VRf apo për një kondicioner split, Carrier është gjithmonë zgjedhja e duhur. Tashmë kompania ka ardhur zyrtarisht dhe në vendin tonë, me një shoëroom në bulevardin Gjergj Fishta, Alpas Center. Aty do të gjeni produktet më të fundit të kondicionimit e të pastrimit të ajrit. Klasi i lartë i energjisë dhe rendimenti maksimal ofrojnë një pajisje që përmbush kërkesat më të larta energjetike, duke ju kursyer për shumë vite në konsumin e energjisë elektrike. Cillerat Carrier prodhojnë ujë të ngrohtë sanitar deri në 60 gradë celcius në dimër dhe ju sigurojnë freskinë që dëshironi në stinën e verës.
Varet vetëm nga ju nëse doni një jetë komode e të shëndetshme. Zgjidhni Carrier, kondicionerin e duhur. Për më shumë, mund të vizitoni www.carrier.al



















