KreuFashion

Underwater, një copëz deti në trup nga Argjendari Pirro!

Për të kremtuar krijimin e një koleksioni ekskluziv të bizhuterive, drejtuesit e Argjendari Pirro organizuan pasditen e 20 korrikut një event që i dha një fllad tejet të freskët zonës së ish bllokut në këto ditë të nxehta vere.

Underwater është krenaria më e fundit e butikut të famshëm të bizhuterive, përmes së cilit të pranishmit u njohën nga afër me copëzat e artit krijuar nga Argjendari Pirro.

Emra të njohur të botës së show biznesit dhe klientë besnikë të Pirros prekën botën nënujore të kthyer në bizhu me mjeshtërinë e dëshmuar prej dekadash në showroom-in e butikut të famshëm të stolive në Shqipëri.

Një dekor krejtësisht i personalizuar, ftoi të pranishmit në misterin e bukur nënoqeanore ku secili prej tyre pati mundësi të mbante në dorë, qafë apo vesh një copëz det a një copëz oqean. Një koleksion i rrallë, për të cilin krijuesit e Argjendari Pirro kanë punuar me përkushtim për 12 muaj, duke e kthyer frymëzimin marin në stoli që mbart shumë poezi brenda.

Underwater është frymëzuar nga krijesat e botës nënujore. Filozofia e këtij koleksioni janë format organike të gurëve të përdorur, si dhe teksturat skulpturore që imitojnë papërsosmëritë unike të natyrës të sjella në një formë bashkëkohore. Metamorfoza biologjike e natyrës nënujore përkthehet në etikën e këtij koleksioni.

 

Ngjyrat tropikale rezonojnë me florën ekzotike dhe ekosistemin artistik të faunës detare. Gurët e parregullt, të shoqëruar me gurë dhe tekstura ekzotike japin përvojën e ishujve të harruar dhe habitatit të tyre të pacenuar.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF