Pozicionuar mrekullisht buzë detit Adriatik, në plazhin e Durrësit, resorti ikonik, luksoz “Adriatik Hotel” është krijuar për të ofruar një botë larg përditshmërisë. I njohur si hoteli i parë në Shqipëri me 5 yje është një destinacion për familjet, për të rinjtë, për të gjithë dashamirësit e qetësisë, detit por edhe muzikës dhe festës. Çdo mysafir i “Adriatik Hotel” ka kënaqësinë dhe lirinë për të formësuar ditët dhe eventet e rëndësishme të jetës së tij siç ai i preferon. Vendodhja është e përkryer, shërbimi gjithashtu: Hoteli historik, pjesë e zinxhirit amerikan, Premier Collection by Best Western, i pozicionuar buzë detit, është vendi ideal për të kaluar fundjavat. Vetëm 35 minuta larg Tiranës, 25 minuta nga aeroporti: E si mund t`i rezistohet kësaj pamjeje të mrekullueshme nga deti!
Adriatik Hotel nuk është thjesht një hotel ku ju rezervoni një dhomë, por më shumë se kaq. Relaksi e qetësia është kryefjala e Hotel Adriatikut për ata që duan t`i largohen pak rutinës së përditëshme. Por ai është edhe më shumë se kaq. Sepse gama e shërbimeve të ofruara është jashtëzakonisht e gjerë: Eventet e organizuara këtu me një ekip të dedikuar janë nga më të larmishmet – dasma, fejesa, baby shower, propozime, festa beqarie, workshops, konferenca- dhe çdo gjë e ofruar me cilësinë më të lartë. Rezervim direkt: [email protected] Whatsapp/Viber: +355697075784
E kur vjen fjala tek dasma, eventi më i rëndësishëm i jetës , ‘Adriatik Hotel’ në kohë ka treguar që plotëson skenarin ideal për çiftet që kërkojnë një vend përrallor për t’u martuar. Të gjithë komponentët që ai ofron duke filluar nga kuzhina e përzgjedhur në dy restorantet Illyria dhe Apolonia, pishinat gjigante dhe mbi të gjitha pamjen manhitëse të detit, mundësojnë që ëndrra juaj për të patur një dasmë që do ta kujtoni gjithmonë si eventin më magjik që bëhet realitet.
Për Adriatik Hotel është primare që cdo moment i jetuar aty të shenjojë kujtime dhe festë. Fundjavat me muzikë live janë gjithmonë të duhurat për të të bërë të harrosh gjithçka dhe të shijosh çdo minut. Këto dhe shumë arsye të tjera e kanë kthyer resortin, si më të preferuarin për të festuar ditëlindje apo për të bërë atë propozimin ideal nën perëndimin e diellit.
Një traditë e kahershme në Hotel Adriatik është shërbimi i patëmetë, stafi profesional është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë në çdo moment të qëndrimit tuaj aty. Nuk mund të mos e përmendin eksperiencën e jashtëzakonshme kulinare dhe shërbimin me 5 yje të restorantit Apollonia, edhe ai me pamjen nga deti që ofron momente të paharrueshme. Specialitetet, pjesë e menusë së pasur dhe me elemente të ruajtura nga recetat 65 vjecare të vetë hotelit, zor të mos ju mbeten në mendje!
Fëmijët pastaj janë mysafirët e çmuar të hotelit dhe kanë në dispozicion një shesh lojrash krejt të rinovuar, pishinë për fëmijë, fushë tenisi dhe gjithçka cfarë ju duhet për t’u argëtuar.
Adriatik Hotel është pajisuar me disa certifikata cilësie për akomodimin, atraksionet dhe restorantet që fitojnë vazhdimisht vlerësime të shkëlqyera të vizitorëve.