ylvester Stallone dhe bashkëshortja e tij, Jennifer Flavin, kanë vendosur të ribashkohen një muaj pasi ish-modelja paraqiti kërkesën për divorc, sipas një përfaqësuesi ekskluzivisht për “Page Six”.
“Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi, ku biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre Ata të dy janë jashtëzakonisht të lumtur”, thotë një burim pranë çiftit.
Nga ana tjetër, thuhet gjithashtu se fotografia që Stallone, 76 vjeç, postoi, ku dukej bashkë me Flavin të kapur për dore, ishte “sipas mënyrës së tij duke aluduar për atë që po vinte”. “E mrekullueshme”, shkroi ai.
Kujtojmë që Ylli i “Rocky” dhe themeluesja e “Serious Skincare” janë të martuar prej 25 vitesh dhe kanë tre vajza, Sophia 26 vjeçe, Sistine 24 vjeçe dhe Scarlet 20 vjeçe.