Mbrëmjen e 5 shkurtit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy. Për edicionin e 65-të të evenimentit më të rëndësishëm të muzikës, emrat më të mëdhenj të muzikës bënë parakalimin në tapetin e kuq në arenën Crypto.com dhe veshjet e tyre morën vëmendjen e gjithë botës.
Cardi B kishte veshur një fustan Gaurav Gupta që sapo debutoi në shfaqjet e modës në Paris javën e kaluar. Anitta hyri në arkiva për një fustan Versace të vitit 2003. Dhe Doja Cat demonstroi se si të thyhej interneti në Versace, përsëri.
Në ndarjen e çmimeve Grammy 2023, emrat më të mëdhenj të muzikës shfaqën pamjet e tyre më të bukura dhe më kreative për parakalimin e tyre në tapetin e kuq dhe si në çdo event të tillë, editortë e modës përpiluan një listë të të veshurve më mirë.
Më poshtë shihni 13 yjet e veshur më mirë nga ceremonia e Grammy.