KreuStil Jetese

Në Serbi u vranë fëmijë, Arbenita revoltohet me solidarizimin e qytetarëve në Prishtinë!

Në Serbi u vranë fëmijë, Arbenita revoltohet me

Duke nisur nga krerët më të lartë shtetërorë e deri tek qytetarët e thjeshtë, në Kosovë pati mjaft solidarizim me të prekurit nga dy masakrat e njëpasnjëeshme që kanë tronditur Serbinë dy ditët e fundit. Të mërkurën, një 13 vjecar vrau 8 fëmijë, nxënës të shkollës ku ai mësonte dhe një rojë sigurë, ndërsa dje në mbrëmje një 21 vjecar në një fshat pranë Beogradit hapi zjarr pa dallim mbi njerëzit në rrugë, duke lënë po 8 të vdekur e disa të plagosur.

Pavarësish se në të dyja rastet, viktimat ishin civilë të thjeshtë, krejtësisht të pafajshëm, modelja Arbenita Ismajli ka reaguar e revoltuar për sjelljen e qytetarëve në Kosovë.

Ajo ka ndarë në profilin e saj në Instagram një shkrim, që tregonte se në Prishtinë ishin ndezur qirinj për të përkujtuar të vrarët. Teksa poston foto të vuajtjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia gjatë luftës, Arbenita shkruan se sjellja e tyre është për të ardhur turp.

‘Marre, marre, marre ( turp). E keni kënaq popullin tonë, gratë shqiptare, edukimin e fmijëve shqiptarë dhe kjo u ka ngelur”, shkruan ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF