KreuStil Jetese

Del në ankand gjerdani prej diamanti i Princeshës Diana!

Del në ankand gjerdani prej diamanti i Princeshës Diana!

Gjerdani prej diamanti i Princeshës Diana, të cilin e kishte vënë vetëm dy muaj përpara se të vdiste, ka dalë në ankand me një çmim prej 10 milionë eurosh. Diana e kishte vendosur këtë gjerdan në qershor 1997, kur mori pjesë në shfaqjen gala të Baletit Kombëtar Britanik “Liqeni i Mjellmave”.

Askush nuk e dinte në atë kohë se do të ishte një nga daljet e saj të fundit publike. Diana dukej magjepsëse me një fustan nga “Jacques Azagury” dhe takat e “Jimmy Choo”, por shkëlqimi i veshjes së saj ishte një gjerdan me perla nga Deti i Jugut, i bërë me porosi nga “Garrard”. Gjerdani përmban 178 diamante.

Një fustan i markës “Victor Edelstein” i veshur nga Diana, është shitur për 604 800 dollarë në një ankand në sallën e shitjes të Sotheby’s në Nju Jork. Fustani i mbrëmjes ngjyrë vjollcë pa rripa, i veshur nga Diana në një festë mbretërore në vitin 1991, u ble në ankandin e kuruar “The One”.

Kujtojmë që letrat personale të Princeshës Diana zbulojnë edhe njëherë mjerimin e saj për divorcin nga Princi Charles. Në të njëjtat letra zbulohet sesi Diana mendonte që kurrë nuk do tw ishte divorcuar, nëse do ta dinte sa e dëshpëruar do të ndihej. Letrat e saj do të shiten për 90 mijë paund dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF