KreuStil Jetese

Celine Dion anulon përfundimisht turneun botëror; shkak gjendja shëndetësore!

Celine Dion anulon përfundimisht turneun botëror; shkak gjendja

Celine Dion ka njoftuar së fundmi anulimin e të gjithë turneut të saj botëror për shkak të problemit të saj shëndetësor. Ylli i hitit “My Heart Will Go On” shkoi në Instagram dhe shprehu “zhgënjimin” e saj për anulimin e turneut botëror për shkak të problemit të saj shëndetësor nga “sindroma e personit të ngurtë”.

Muzikantja tregoi se gjendja e saj mjekësore është përkeqësuar dhe duhet të monitorohet nga ekipi mjekësor, ndaj ajo nuk do të jetë në gjendje të performojë në skenë. Këngëtarja “I Am Alive” tha: “Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Po punoj shumë për të rikthyer forcën time, por turneu mund të jetë shumë i vështirë. Nuk është e drejtë për ju që të shtyjmë shfaqjet, dhe megjithëse më thyen zemrën, është më mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem sërish në skenë. Dua që të gjithë ta dini, nuk po dorëzohem… dhe mezi pres t’ju shoh përsëri!”.

Ndërkohë, Celine u kërkoi fansave të saj që të kontaktojnë pikat e blerjes për të përfituar rimbursimin e tyre. Pas postimit të anulimit të saj, fansat dhe ndjekësit komentuan menjëherë duke i shprehur mbështetjen artistes,

“Ne të gjithë ndihemi shumë të trishtuar për ty e dashura ime. Nuk mund ta imagjinoj sa e dëshpëruar duhet të ndiheni. Unë dua që ju të dini se ne jemi këtu duke të mbështetur! Ne të duam ty!”. Një tjetër shtoi: “Të gjithë janë ende këtu kur të jeni gati, pavarësisht sa kohë ju nevojitet.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF