KreuStil Jetese

Sara Hoxha mohon lajmet për dasmën: “Nuk do martohem me Ledrin!”!

Sara Hoxha mohon lajmet për dasmën: “Nuk do martohem me

Bashkëjetesë po, një fëmijë te adhurueshëm po, por planet në dasmë as që duken në horizont! Sara Hoxha ia preu rrugën thashethemeve se ajo dhe Ledri Vula po planifikojnë të lidhin kurorë këtë verë.

E pyetur nëse do ketë dasmë këtë vit, ajo e mohoi duke thënë se nuk kanë asnjë plan. “Jo. Nuk është e vërtetë nuk do martohemi këtë vit. Nuk kemi asnjë plan”, tha Sara. Dasma më e afërt VIP, deri tani rezulton ajo e Klea Hutës dhe Elgit Dodës më 4 qershor.

Sara dhe Ledri e zyrtarizuan lidhjen e tyre shkurtin e 2020-tës. Edhe pse ishte përfolur prej disa kohësh që dyshja ishin në një marrëdhënie, deri në ato momente ata ishin përpjekur ta mbanin raportin e tyre larg syve të publikut.

Paskësaj, asaj u shfaqën të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF