KreuBeauty

Trendet e sezonit të flokëve te meshkujt nga Style n’ Smile,

Nuk ka asnjë vend në Tiranë që mund të kurojë në maksimum pamjen e një mashkulli, sesa në sallonin “Style n’ Smile,”. E kur flitet për flokët, pa frikë mund të themi se trendet e fundit, por edhe produktet më cilësore që gjenden aty, nuk kanë të krahasuar. Këtë numër “Bordo” vendosi t’i dedikohet estetikës mashkullore, ndaj edhe Yusuf Atli, drejtuesi i sallonit ka pranuar të na tregojë disa nga risitë më të fundit të trajtimeve për flokët, nga ato për fëmijë deri te djemtë që duan tendencat e reja, e padyshim disa sugjerime për ata burra që kanë vendosur të ndryshojnë totalisht pamjen e tyre.

Trendet e sezonit të flokëve te meshkujt nga Style n’ Smile,

Një nga pikat më shqetësuese për meshkujt, sidomos ata mbi të tridhjetat është rënia ose rrallimi i flokëve. Në sallon do të merrni këshillat më të mira për të pasur një pamje moderne, e nëse keni ndonjë defekt, si rënia e flokëve, zgjidhjen e gjeni këtu. Nëse në pjesën e sipërme keni rrallime të flokut, këshilla më e mirë është të mbani sa më gjatë ata origjinalë, ndaj për të fshehur këto defekte, vetëm “Style n’ Smile” ofron zgjedhjen e duhur.

Trendet e sezonit të flokëve te meshkujt nga Style n’ Smile,

Duke përdorur produktet më cilësore për pigmentosje, kushdo mund të zhdukë këtë problem brenda pak minutash. Këto produkte kanë aftësinë që të krijojnë një efekt ngjyrues të zonave ku flokët janë më të rrallë, duke i bërë ato të duken uniformë. Ky lloj pigmenti përshtatet me ngjyrën tuaj origjinale, duke e bërë të padukshme efektin e munguar të flokëve.

Trendet e sezonit të flokëve te meshkujt nga Style n’ Smile,

Për moshat më të reja, “Style n’ Smile” sugjeron gjithashtu ngjyrat më provokuese. Prej kohësh është kthyer në një trend të momentit dekolorimi. Duke përdorur markat më të mira të produkteve dekoloruese, ju jo vetëm do të transformoni pamjen tuaj, por edhe do ta ruani atë në mënyrë që të keni flokë sa më të shëndetshëm.

Trendet e sezonit të flokëve te meshkujt nga Style n’ Smile,

Gama e dekolorimit është padyshim e guximshme, nga ato me efekt platini deri tek ato me bardhësi të pjesshme dhe totale. E ndërkaq, një tjetër trend mjaft i kërkuar janë pikërisht kaçurrelat. Nëse ju i keni origjinale jeni me fat, pasi do të keni mundësi që ato të jenë në formën e tyre më të mirë gjatë trajtimeve profesionale në “Style n’ Smile”. Ata që kanë dëshirë të kenë kaçurrela, por nuk i kanë natyrale, salloni arrin të realizojë me permanent kthimin e ëndrrës suaj në realitet, duke ju dhuruar stilin e dëshiruar.

Trendet e sezonit të flokëve te meshkujt nga Style n’ Smile,

E në fund, por jo më pak i rëndësishmi, tani që filloi shkolla dhe fëmijët tuaj, kanë dëshirë që të dallojnë nga shokët e tyre, në sallonin “Style n’ Smile” keni në dispozicion stafin më të mirë, që do t’ju sugjerojë prerjet e duhura për të vegjlit. Sidomos ato më pikantet, që ata huazojnë nga personazhet e tyre më të dashur.

Trendet e sezonit të flokëve te meshkujt nga Style n’ Smile,

Tani, pasi të shihni galerinë e modeleve nga “Style n’ Smile”, e keni të qartë se çfarë dëshironi, ndaj rezervoni një takim në adresat e mëposhtme për të patur një pamje të cilën vetëm e keni ëndërruar, por tani mund ta ktheni në realitet.

Trendet e sezonit të flokëve te meshkujt nga Style n’ Smile,

Trendet e sezonit të flokëve te meshkujt nga Style n’ Smile,

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF