KreuBusull

Historia prekëse e Dorinës; rrëfen takimin me të bijën e porsalindur në koma pas 21 ditësh!

Historia prekëse e Dorinës; rrëfen takimin me të bijën

Dorina ka qenë e ftuar te “Rudina” dhe ka treguar historinë prekëse me të cilën është përballur për 3 vite rresht, pasi vajza e saj ka pësuar dy herë vdekje klinike, dy atakë kardiakë, dy kriza të rënda, infeksion në gjak e tru, 4 herë në koma dhe 7 diagnoza në kokë e një në zemër.

Sipas shpjegimit të mjekëve të cilin Dorina e ndau së fundmi me gjithë teleshikuesit e televizionit Klan, vajza kishte konsumuar ujërat e pista në barkun e saj dhe kjo kishte dëmtuar rëndë trurin e zemrën. Pasi mjekët në Shkodër i komunikuan Dorinës gjendjen e së bijës, ajo u dërgua menjëherë për në Tiranë drejt maternitetit, në repartin e terapisë intensive për të parë Adorën.

Moment shumë emocionues ishte kur Dorina rrëfeu takimin me vajzën e saj në ditën e 21, dhe për të nuk kishte lumturi më të madhe. “Në ditën e 21, vajza ime është zgjuar dhe më kanë thënë që e kaloi rrezikun dhe aty ka qenë lumturi shumë e madhe dhe aty filluan të m’i tregonin gjërat, që vajza jote ka këtë lloj dëmtimi, është shkaktuar nga neglizhenca e mjekëve.

E sollëm në shtëpi, dolëm nga spitali, u bë ceremonia e çdo gjë e bukur, e dërguam në shtëpi dhe në shtëpi më pësoi një krizë shumë të fortë dhe ishte e pavetëdijshme, nuk reagonte fare, rrahjet e zemrës nuk ndiheshin, pulsi fare, domethënë ishte në gjendje të vdekur, kishte rënë në gjendje kome. E dërgojmë te Pediatria, aty kemi qëndruar 2 muaj  rresht dhe aty filluan të dilnin diagnozat njëra pas tjetrës”, rrëfeu ajo.

Historia prekëse e Dorinës; rrëfen takimin me të bijën

Pjesë nga biseda:

Dorina Shima: Nuk e dija se kush ishte vajza dhe afrohem te një bebe sepse në maternitet shkruhej “Bebe 1 Shkodër”, “Bebe 2 Shkodër” sepse nuk shkruhej me emra. Emrin ne e kishim vendosur, Adora që në fillimet e njohjes me ish-bashkëshortin tim sepse unë jam e divorcuar dhe afrohem te një bebe që lëvizte dhe qante. I afrohem dhe i flas me dashurinë e nënës sepse ishte hera e parë që unë po bëhesha nënë.

Rudina Magjistari: Mendove që ishte…

Dorina Shima: Mendova që ishte Adora ime dhe po i flisja gjatë gjithë kohës  “beba ime, shpirti im, o dashuri, sa e bukur qenke” dhe në atë moment më vjen një mami dhe më thotë “zemër, nuk është ky fëmija jot”, fëmija jot është ky që është në gjendje kome. Në ato momente nuk dija çfarë të mendoja dhe takimi i parë… aq i  çuditshëm. E mblodha veten dhe i thashë vetes time “Dor, ke një rrugëtim shumë të madh përpara”.

Në ditën e gjashtë që Adora vijonte të ishte në koma, Dorina dëgjoi bisedën e nënës së saj me mjeken e cila i thoshte se vogëlushja kishte dëmtime serioze në tru. Dorina nuk pajtohej dot me faktin dhe e vetmja gjë që bënte ishin lutjet e vazhdueshme.

Dorina Shima: Kaluan ditët, kaluan javët, vajza ime ishte prapë në gjendje kome, nuk më jepnin shpresa dhe më thonin që “duhet të bëhesh shumë e fortë sepse po e kaloi ditën 21 do duhet të bësh gati çdo gjë dhe të nisësh ceremonitë e varrimit”. Lutesha çdo natë. Unë jam besimtare e myslimanizmit, por nuk e praktikoj dhe realisht më vinte një ndjenjë që duhet të zgjohesh në 3 të natës dhe të lutesh për vajzën tënde.

Në ditën e 21, vajza ime është zgjuar dhe më kanë thënë që e kaloi rrezikun dhe aty ka qenë lumturi shumë e madhe dhe aty filluan të m’i tregonin gjërat, që vajza jote ka këtë lloj dëmtimi, është shkaktuar nga neglizhenca e mjekëve.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF