Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në festivalin e muzikës elektronike Electric Forest në Michigan, ku autoritetet kanë konfirmuar gjetjen e trupit të një foshnjeje të porsalindur brenda një tualeti portativ në zonën e kampingut.
Sipas Michigan State Police, foshnja u gjend të dielën në mëngjes gjatë një kontrolli rutinë nga një punonjës i kompanisë së mirëmbajtjes së tualeteve portative në fshatin Rothbury, në perëndim të shtetit.
Ngjarja ka tronditur pjesëmarrësit dhe organizatorët e festivalit, i cili këtë vit mblodhi mijëra njerëz dhe u zhvillua me një program të gjerë artistësh ndërkombëtarë. Deri tani, nuk dihet identiteti i foshnjës, as sa kohë trupi mund të ketë qëndruar në vendngjarje, ndërsa rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta.
Hetimet janë ende në vazhdim dhe nuk është raportuar asnjë arrestim. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve të festivalit që të shmangin spekulimet në rrjetet sociale dhe të bashkëpunojnë me çdo informacion që mund të ndihmojë zbardhjen e rastit.
