Në këto ditë kudo flitet padyshim për Kapionatin Europian e për më tepër kur pjesë e tij fatmirësisht këtë vit është edhe Shqipëria. Pas humbjes me Italinë, reagimet e komentet kanë qenë shumë në rrjet.
E së fundmi dy fjalë lidhur me këtë ndeshje i ka edhe gazetarja sportive Ilda Bejleri, e cila në një postim në rrjetin e saj social Instagram, ka shkruar, “2 fjalë për kombëtaren në Euro 2024. Isha prezente në Signal Iduna Park, e po mos ta dije ku ishe dukej sikur ndodheshe në Air Albania. Kjo kombëtare na ka bërë krenarë që mbërritëm deri në këtë event, por kjo nuk duhet të na pengojë ne njerëzit e sportit të flasim për atë që pamë në fushë!
Gjëja më elementare që bëhet në ndeshje të tilla ,është të përgatisësh ekipin për të mos pësuar gol në çerek orën e parë të lojës... e si mund të shpërdorosh atë avantazh me atë gol të shpejtë kundër Italisë e të hedhësh gjithçka në erë.. Dëgjoj njerëz që i mëshojnë teorisë që Italia është kampionia në fuqi.. por për ne që kemi parë futboll e dimë që kjo është Italia më e dobët që kemi parë ndonjëherë!
Në vend që të na ndihmonte ai gol na u kthye në bumerang!
U kthyen të gjithë prapa dhe Broja sillej vërdallë për të kapur ndonjë top, por i vetëm.. gati-gati më ngjante me “kalin në lëmë”. U mbrojtëm me 6 vetë, në vijë të drejtë të gjithë, Hysaj me kokë poshtë, Seferi dukej si mbrojtës i majtë e Asani si mbrojtës i djathtë!
Kjo kombëtare nuk ka luajtur kaq keq as në ndeshjet e grupit,
Shikoni çfarë bëjnë Sllovakia, Austria, Rumania, Polonia, Sllovenia...Të gjithë provojnë të luajnë futboll!
Përtej flamurit që do të vazhdoj ta mbaj me krenari kudo në duar, mirë është t`i shohim gjërat ashtu siç duhet!
Me Kroacinë, me fitore apo jo, të paktën në fushë të shohim futbollistë që luajnë pa frikë edhe për respekt të gjithë asaj armate tifozësh që kanë pushtuar rrugët e Gjermanisë. Shqipëri të duam shumë, por zgjohu!
View this post on Instagram



















