KreuCelebrity

Bie shikueshmëria e Oscars?!

Bie shikueshmëria e Oscars?!

Pothuajse 18.1 milionë njerëz ndoqën ceremoninë e Oscars të këtij viti, një rënie prej 7 për qind nga viti i kaluar. Numri, i cili përfshin matjet e shikueshmërisë së Nielsen në ABC dhe transmetimet drejtpërdrejt në Hulu, shënon rënien e parë të shikueshmërisë pas 3 vitesh rritjeje.

Viti i parë pas fillimit të pandemisë COVID-19, në vitin 2021, ceremonia pati një shikueshmëri të ulët rekord prej 10.4 milionë shikuesish, por kjo u pasua nga tre vite radhazi rritje të shikueshmërisë.

Bie shikueshmëria e Oscars?!

Gjithsesi me 18.1 milionë shikues ishin të mjaftueshëm për t’i bërë Oscars shfaqjen më të ndjekur (në sezonin televiziv 2024/2025.

Ata gjithashtu shënuan rezultatin më të mirë midis të rriturve të moshës 18 deri në 49 vjeç me një 3.92, një rritje prej 3 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF