Rihanna dukej si një superstar i vërtetë edhe në momentet më intime. Ylli postoi foto të papbulikuara më parë nga salla e lindjes, duke i befasuar fansat me stilin e saj. Këngëtarja i solli në jetë dy djemtë e saj me syze dielli dhe gjerdan me perla, duke dëshmuar se eleganca nuk njeh kufinj.
Në një postim special në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Rihanna ndau dy foto prekëse në Instagram, të shkrepura vetëm pak çaste pas lindjes. “Deri tani gjëja më e fuqishme që kam bërë si grua... mrekullitë e mia të vogla” ka shkruar artistja në përshkrim. Në foton e parë, Rihanna mban gjerdan të shumtë prej ari dhe perla, ndërsa djali i saj, RZA, qëndron në gjoks. Në imazhin e dytë këngëtarja mban në duar të porsalindurin e saj Riot Rose teksa mbante një palë syze dielli ngjyrë rozë. Përveç fotove emocionuese, diva ka bërë edhe një rrëfim qesharak për aksesorët e saj ekstravagantë. “Po, i linda fëmijët me perla dhe syze dielli. Mos pyesni më, por shumë gjëra po ndodhnin."
Postimi ngjalli një ortek reagimesh nga fansat e saj, të cilët u mahnitën që Rihanna arriti të dukej përrallore edhe në ato momente intensive. Disa sakaq, menduan se Riri solli në jetë fëmijën e saj të tretë, fshehurazi :)
“Rihanna të lutem… Mendova se ke pasur një fëmijë tjetër! Nuk jam gati për këtë”.
"Pse mendova se ishte fëmija i tretë?"
"Isha i sigurt që keni arritur të fshihni me sukses një shtatzëni tjetër"
"Vajzë, mos na tremb më kurrë kështu!", ishin disa nga komentet.