KreuCelebrity

Po afrohen “pak si shumë”? Partneri i jep “ultimatum” Jennifer Garnerit për Ben Affleck!

Po afrohen “pak si shumë”? Partneri i jep

Jennifer Garner është afruar "pak si shumë" me ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck , pas divorcit të tij nga Jennifer Lopez, dhe kjo gje duket e ka shqetësuar partnerin e aktores 52-vjeçare. Sipas Page Six, John Miller thuhet se i vuri një ultimatum marrëdhënies së tyre pasi burime treguan se Ben Affleck po afrohej shumë me ish-gruan e tij.

Po afrohen “pak si shumë”? Partneri i jep

Miller beson se aktori e “kapërceu kufirin” . "John e di që asgjë nuk po ndodh mes Jennifer-it dhe Benit, por ai mendon se këto foto nuk reflektojnë mirë në marrëdhënien e tyre dhe e sheh atë fyese”, tha burimi, i cili zbuloi se biznesmeni 47-vjeçar i vendosi kushte të qarta Garnerit: “Ai i dha asaj një ultimatum. Ai nuk dëshiron të shohë diçka të tillë përsëri, përndryshe nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të largohet”. 

Po afrohen “pak si shumë”? Partneri i jep

Affleck u pa duke përqafuar Garner gjatë festimit të ditëlindjes së 13-të të djalit të tyre, Samuel, më 2 mars. Aktori fitues i çmimit Oscar përqafoi ish-bashkëshorten e tij duke i vendosur duart në bel, e në fotot e publikuara teksa Ben e përqafon, ajo nuk dukej aspak e shqetësuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF