KreuCelebrity

Rozana dhe Gerta konflikt edhe jashtë? Andeta zbulon të vërtetën (dhe bisedën me Oltën)!

Rozana dhe Gerta konflikt edhe jashtë? Andeta zbulon të

Andeta Radi, motra e Rozana Radit, e ftuar në “Wake UP”, ka folur për lojën e Rozanës motrës së saj në BBV. Duke marrë parasysh përplasjet e shpeshta me Rozanës dhe Gertës, Andeta tregoi për marrëdhënien e tyre jashtë, “ Jo, absolutisht nuk kanë pasur asnjëherë.

Një kontakt të vetëm mesa mbaj mend unë kur dikur Gerta e ka ftuar në emisionin e saj, Rozi e ka ftuar tek i veti gjithashtu por Gerta nuk ka shkuar. Jam e sigurt që nuk është se nuk ka dashur të shkojë por ndoshta nuk ka pasur mundësinë. Nuk kanë pasur asnjëherë konflikt jashtë për më tepër që Rozi me motrën e Gertës janë goxha mikesha. Unë e respektoj shumë Oltën në këtë por gjithçka ka lindur aty brenda”.

E pyetur nëse ka folur ajo me Oltën? “Një bisedë shumë miqësore, Olta është një vajzë shumë e mirë dhe sigurisht që diskutuam edhe për këto gjërat e fundit. Nuk më erdhi mirë që gjërat dolën por jam e sigurt që kur të dalin jashtë Olta me Rozin do të takohen janë mikesha shumë të mira”.

Rozana dhe Gerta konflikt edhe jashtë? Andeta zbulon të

Lidhur me debatin mes Gertës dhe Rozanës ku kjo e fundit në një moment u shpreh se Olta i kishte uruar fitoren, motra tha,

 “Është diçka që doli edhe në rrjetet sociale, është e vërtetë. Unë jam me idenë që një motër sado që të ketë debate me motrën e vet nuk e hedh kurrë poshtë. Të gjithëve na ka ndodhur që të kemi zënka të vogla me motrat ku ndoshta nuk kemi folur edhe një javë apo dy javë se nuk besoj se ndodh më shumë por është motra jote dhe sa të do ajo nuk të do askush tjetër”. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF