Pati shumë reagime pas largimit te papritur të Egli Takos nga “Big Brother VIP Albania”. Mes tyre, ra në sy edhe ai i Olta Gixharit.
Duke i dhuruar Eglit një përqafim virtual, aktorja tregohet mjaft direkte duke thënë se ndonjëherë duhet të vuash në jetë, jo sepse ishe i keq. Por sepse e kuptove se ku dhe kur të ndalosh së qeni i mirë.
“Një përqafim shumë të ngrohtë sot për Egli Tako! KARMA thotë: Ndonjëherë duhet të vuash në jetë, jo sepse ishe i keq. Por sepse e kuptove se ku dhe kur të ndalosh së qeni i mirë”- shkruan Olta.