Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Andis Harasani ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare. Lajmin e trishtë bashkëshortja e tij e ka ndarë në rrjetet sociale ku I ka dedikuar disa fjalë tejet prekëse.
“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait dhe mikut, Andis Harasani.
Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje dhe forcë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit.
Unë, Thea dhe Henry jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim jete që krijuam bashkë. Ti do të mbetesh në zemrat tona, njeriu ynë më i shtrenjtë, me humorin tënd të pakrahasueshëm, gjithë mençurinë dhe guximin për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë!
Detajet për ceremoninë e lamtumirës do të ndahen në ditët në vazhdim”, shkruan ajo.



Natalie Portman në një romancë dashurie










Ljubjana, zemra e gjelbër e Evropës


6 libra të rinj, sugjeruar nga Bordo!




