Gene Hackman, nje nga aktorët të mëdhenj të Hollivudit, duke fituar dy çmime Oscar, duke pasur miq të ngushtë si Clint Eastwood dhe Morgan Freeman dhe duke luajtur në shumë role historike, pati nje fund tragjik: Ai vdiq ne shtepine e tij – një javë pas vdekjes së gruas së tij, larg vëmendjes – dhe i braktisur. Policia konfirmoi se 95-vjeçari Hackman u shua nga goditjet ne zemer rreth 18 shkurtit – disa ditë pasi Betsy Arakawa, 65 vjeç, kishte vdekur në banjën e tyre rreth 11 shkurtit nga hantavirusi, nje semundje e perhapur nga minjte.
Aktori mund të ketë lëvizur i humbur dhe i hutuar ndoshta pa e kuptuar se c`kishte ndodhur, për shtatë ditë në vilën e tij të madhe, pa partneren e tij, e cila i kishte qëndruar në krah për tre dekada, për ta ushqyer dhe kujdesur për të ose për të ruajtur tre qentë e tyre. I mbetur vetëm dhe me trupin e gruas së tij duke u dekompozuar në banjën e tyre, Hackman, gjendja shëndetësore e të cilit ishte shumë e rëndë, mbeti pa ushqim.
Autopsia tregoi se stomaku i tij ishte bosh në momentin e vdekjes. Hackman u gjet i vdekur me bastunin dhe syzet pranë tij në një dhomë afër kuzhinës..Aktiviteti i fundit i regjistruar i stimuluesit kardiak të tij ka qenë më 18 shkurt…
Trupat e aktorit dhe partneres së tij u gjetën të mërkurën e kaluar, në dhoma të ndryshme në rezidencën e tyre luksoze në Santa Fe. Kryeekzaminuesja mjekësore e shtetit, Dr. Heather Jarrell, tha se autopsitë u kryen të enjten e kaluar, duke konfirmuar se Gene Hackman vdiq nga problemet e zemrës dhe Betsy Arakawa vdiq nga sindroma pulmonare hantavirus, e cila transmetohet te njerëzit nga minjtë. Sindroma pulmonare Hantavirus (HPS) shkaktohet nga infeksioni me viruse të gjinisë Hantavirus. Këto viruse transmetohen kryesisht nëpërmjet kontaktit me sekrecionet ose feçet e brejtësve që bartin virusin. Aktori 95-vjeçar kishte sëmundje të avancuar të zemrës, të rënduar nga sëmundja e Alzheimerit.


Ljubjana, zemra e gjelbër e Evropës


6 libra të rinj, sugjeruar nga Bordo!














Reagon Egli Tako pas daljes nga BBV!

