KreuCelebrity

“Frida, Xhoi & Xhei” shkëlqen në “Milano Fashion Week”!

“Frida, Xhoi & Xhei” shkëlqen në “Milano Fashion

Frida ka ditur të gdhendë emrin e saj në botën e bukurisë në Shqipëri. Kushdo ka dëgjuar për “Frida, Xhoi & Xhei”! Në një rrugëtim shumëvjecar Frida ka arritur suksese të njëpasnjëshme.

Dhe tani suksesi i saj ka kaluar kufijtë shqiptarë, për të dytin vit radhazi ajo merr pjesë në “Milano Fashion Week”, këtë herë në Villa Erba në Lago di Como për të krijuar koleksionin e ri Haute Couture të fustaneve të nusërisë.

Në këtë dalje të rëndësishme, Frida veshjen e saj ja kishte besuar stilistes së njohur Enada At'Nikolla. Një kostum i zi me xixa, me të cilin duhet thënë se dukej plot hijeshi.

“Frida, Xhoi & Xhei” shkëlqen në “Milano Fashion

Pak nga kjo ngjarje ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj duke publikuar një video të bukur në rrjetin social Instagram dhe krah saj ka shkruar, “Për herë të dytë në Milano Fashion Week! Kjo radhë e zgjodhëm Villa Erba në Lago di Como për të zgjedhur koleksionin e Couture të fustaneve të nusërisë “Frida, Xhoi & Xhei”!

Një Brand Shqiptar në pasarelat e MFW! Java e modës në Milano është një eveniment tejet i madh, ndaj vërtetë krenarë, që edhe këtë vit u bëmë pjesë e kësaj magjie.

Xhoi & Xhei ishin qershia mbi tortën e sfilatës. Si dy modele të vërteta, vajzat u shfaqën në pasarelë plot hijeshi, duke pasur parasysh kritikat më të veçanta të koleksioneve.
Ne jemi “FRIDA, XHOI & XHEI”, ka shkruar ajo.

 
 
 
 
 
Shikoni këtë postim në Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Një postim i shpërndarë nga Frida Beja (@frida_xhoi_xhei)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF