Një video virale bëri xhiron e rrjeteve sociale pas Prime-it të fundit të Big Brother VIP Albania, ku një deklaratë e Eglit ka shkaktuar reagime dhe spekulime të shumta. Gjatë një bisede me Danjën dhe Shkëlzenin, Egli shprehet: “Më kanë dhënë një gjë, po më flihet shumë gjumë”.
Produksioni ndërhyri menjëherë, duke i tërhequr vëmendjen me frazën “Kujdes mikrofonin!”.
Kujtojmë se më herët, Egli ka bërë të ditur se ka marrë ilaçe antidepresante. Për momentin, as produksioni dhe as vetë Egli nuk kanë dhënë një deklaratë për situatën.