KreuCelebrity

Bianca Censori shfaqet pa rroba; vetëm taka dhe paruke bionde!

Bianca Censori shfaqet pa rroba; vetëm taka dhe paruke bionde!

Bianca Censori po bën sërish bujë me zgjedhjet e saj të guximshme të modës. Vetëm disa javë pasi rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve në ndarjen e çmimeve Grammy 2025 me një fustan krejtësisht të tejdukshëm, ajo tani ka ndarë foto edhe më të guximshme në Instagram.

Të hënën, 30-vjeçarja u pa e ulur në një dysheme, totalisht e zhveshur, teksa mbante një parukë bionde dhe taka. Me fytyrën e saj të kthyer dhe pa mbishkrim, postimi ngjalli sërish komente të shumta nga fansat.

Bianca Censori shfaqet pa rroba; vetëm taka dhe paruke bionde!

Censori, e cila është e martuar me reperin 47-vjeçar që nga dhjetori i vitit 2022, nuk është e panjohur për diskutimet që ngjall për veshjet e saj. Veshjet e saj zbuluese – shpesh të përbëra nga pëlhura të tejdukshme dhe kostume trupore të ngushta– janë bërë vazhdimisht tituj.

 

Ndërsa shumë spekuluan se veshja e saj Grammy luajti një rol në ndarjen e saj të përfolur me West, burimet më vonë sqaruan se ndarja e tyre buronte nga deklaratat e tij përçarëse publike.

Gjithsesi çifti u pajtua dhe tashmë janë gati të dominojnë titujt e lajmeve me historinë e tyre jokonvencionale të dashurisë dhe qasjen e  tyre ndaj modës. Nëse ky ribashkim do të zgjasë, mbetet për t'u parë, por tani për tani, ata janë sërish në qendër të vëmendjes - sipas kushteve të tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF