KreuCelebrity

Ekskluzive/ Aulona Bylykbashi, mes karrierës dhe familjes: Pushteti nuk është privilegj!

Ekskluzive/ Aulona Bylykbashi, mes karrierës dhe familjes: Pushteti nuk

Këto ditë pranvere, kanë qenë paksa të vrullshme për Aulona Bylykbashin, nënkryetare e Bashkisë së Elbasanit. Qyteti po ndryshon me stinën. Nëse në mëngjes do të hapin për nxënësit në shkollë, pak minuta më vonë vrapon në një kantier që sapo ka nisur, apo duke përuruar një park diku. Më shumë se kushdo, Aulona i njeh me pëllëmbë rrugicat e qytetit të saj, shkollat ​​e parqet, të cilat janë rezultatet e saj dhe ekipi që drejton. Pas një eksperience të shkëlqyer akademike ajo të kontribuojë në ndryshimin e saj në Elbasan. Pa menduar aspak për pushtetin si zonja e dytë e qytetit, përmes misionit, ajo dhuron gjithë energjinë e saj, për të mbetur një gjurmë në Elbasan.

Nga jeta akademike ju u zhvendosët në funksionet publike, çfarë ju shtyu në këtë zgjedhje?

Jeta akademike ka qenë një përvojë e zhvillimit, një reflektim dhe dijesh, por në një moment kuptova se dhe idetë kanë vlerë vetëm kur i kthen në veprim. Administrata publike më dha këto mundësi: të qëndrojnë në tribunë, por të zbres në fushë, të punojë për qytetin tim dhe të ndryshojë reale.

Pushteti vendor është ai vendi ku politika nuk është thjesht teori, por kompjuteri në jetën e njerëzve, duke filluar nga rrugët që kalojnë për të çuar fëmijët në shkollë, në shërbimet që, në jetën e tyre si funksionon. Kjo është sfida më e bukur: të mos jesh spektator i zhvillimit, por pjesë e tij. Dhe për mua, Elbasani nuk është thjesht një qytet, por një mision – një vend me potencial të jashtëzakonshëm që meriton më shumë energji, vizion dhe përkushtim për të bërë një histori suksesi në Shqipëri e 2030-ës.

Nga një vajzë e Elbasanit, në rolin e nënkryetares së Bashkisë Elbasan, çfarë peshë ka pushteti real?

Për mua pushteti nuk është as karrige, as titull, por një mundësi dhe një detyrim për të bërë gjëra që kanë ndikim të vërtetë në jetën e njerëzve. Nuk ka patur asnjë shkallë në këtë rrugëtim që të mos e kem ndjerë si një përgjegjësi më të madhe se vetja. Nga drejtore, te sekretare e Përgjithshme dhe sot si nënkryetare, çdo hap ka qenë një sfidë dhe një shkollë më vete, por mbi të gjitha, një mundësi për t’i shërbyer qytetit tim me gjithë energjinë dhe përkushtimin tim. Elbasani nuk është thjesht vendi ku jam rritur, por një pjesë e identitetit tim. Në këtë rrugëtim, kam mësuar se pushteti nuk është çështje individësh, por ekipesh – një bashkim energjish mes njerëzve që ndajnë të njëjtin pasion për qytetin. Nuk ka ndjesi më të mirë sesa të shohësh transformime të vogla që sjellin ndryshime të mëdha: një shkollë të re që hap dyert për fëmijët, një park që mbushet me gjallëri, një rrugë që bëhet më e sigurt për kalimtarët, apo një hapësirë që i kthehet komunitetit. Ndaj, për mua pushteti nuk është privilegj, por një angazhim i përditshëm për ta bërë Elbasanin më të jetueshëm, më të gjelbër, më dinamik dhe plot mundësi për të gjithë.

Administrata, a është vendi ideal për një grua që do të bëjë karrierë?

Në dekadën e fundit, roli i gruas në Shqipëri ka ndryshuar rrënjësisht – dhe jo vetëm si një narrativë e bukur, por me fakte konkrete. Sot, Shqipëria është ndër vendet lider në rajon për përfaqësimin e grave në pozicione drejtuese, qoftë në administratën qendrore apo atë vendore. Dhe unë jam një shembull i gjallë i kësaj. Nuk më është dhënë thjesht një mundësi – kam punuar, kam mësuar, kam marrë sfida mbi shpatulla dhe sot ndiej përgjegjësinë për të krijuar të njëjtat mundësi për gratë dhe vajzat e tjera që duan të bëjnë ndryshimin. Për ata që mendojnë se administrata është një vend i mërzitshëm, do t’u thosha: Ejani një ditë në bashki! Nuk ka asnjë ditë të njëjtë! Një ditë je në terren duke parë një rrugë që po rindërtohet, ditën tjetër diskuton për politika sociale, pastaj angazhohesh për një projekt madhor që do të ndikojë në jetë njerëzish për dekada me radhë. Këshilla ime për të gjithë që nisin këtë rrugëtim është: Besoni te vetja dhe mos u trembni nga sfidat! Administrata nuk është thjesht një punë – është një mision. Dhe për ata që kanë pasion dhe duan të lënë gjurmë, është vendi ideal për të ndërtuar një karrierë që ka kuptim domethënës.

Ju keni patur një karrierë akademike, a ju mungon ajo dhe çfarë konkretisht?

Në fakt, edhe pse sot jam e angazhuar plotësisht në administratën publike, lidhja ime me botën akademike nuk është këputur kurrë plotësisht. Kam qenë lektore e jashtme në vitet e kaluara dhe çdo herë që kam patur mundësinë të ndaja përvojën time me studentët, e kam ndjerë atë kënaqësinë unike që të jep bota akademike – një ndjesi që nuk e gjen askund tjetër. E vërteta është që më mungon! Më mungon energjia e studentëve, pyetjet e tyre të sinqerta, ato bisedat e thella që të bëjnë të reflektosh edhe vetë mbi përvojën tënde. Dhe edhe pse sot jam distancuar për shkak të angazhimit tim në administratë, gjithmonë e mendoj rikthimin. Besoj fort se përtej kontributit që japim në faza të ndryshme të jetës, ne kemi edhe një detyrë tjetër: të mësojmë dhe të rritemi përmes përvojave që jetojmë, dhe më pas t’i kalojmë ato te brezat e rinj. Në një moment, e kupton që nuk ka mënyrë më të mirë për ta vazhduar këtë mision sesa përmes botës akademike. Mësimdhënia nuk është vetëm për të dhënë dije, por për të frymëzuar dhe ndihmuar të rinjtë të gjejnë rrugën e tyre dhe të ndërtojnë vizionin për të ardhmen.

Aulona, grua në karrierë, por edhe bashkëshorte dhe prind, si arrini të menaxhoni kohën?

Zoti më ka bekuar me një familje të mrekullueshme – ata janë forca ime më e madhe dhe arsyeja pse çdo ditë ia vlen të jap maksimumin. Puna është kërkuese, shpesh me orare të gjata dhe angazhime që nuk mbarojnë kurrë, por me kalimin e kohës kam mësuar se çelësi nuk është të ndash kohën në mënyrë perfekte, por ta jetosh plotësisht çdo moment që ke – si në punë, ashtu edhe me familjen. Çdo mëngjes, sado e ngarkuar të jetë dita, nuk e nis pa krehur flokët e Grejsit para se të niset për në shkollë – është një rit i vogël, por për ne ka shumë kuptim. Po ashtu, emocionet e Bjorkut pas ndeshjeve të futbollit janë të shenjta për mua. Janë këto gjëra që më mbushin dhe më japin energji për gjithë pjesën tjetër të ditës. Sigurisht, nuk mund ta bëja këtë pa mbështetjen e pakushtëzuar të bashkëshortit dhe gjyshërve. Ata nuk janë thjesht ndihmë – janë themeli që më jep forcën të jem prezente kudo. Nuk është e lehtë, por besoj se kur ke një ekip të fortë pas vetes – si në familje, ashtu edhe në punë – gjithçka bëhet e mundur.

Ekskluzive/ Aulona Bylykbashi, mes karrierës dhe familjes: Pushteti nuk

Nëse ju kërkojmë një notë për secilin rol, cilit do t’i vendosni notën më të lartë, po më të ulëtën?

Është një pyetje e vështirë, sepse nuk jam tipi i njeriut që i vendos nota vetes – besoj se gjithmonë ka hapësirë për t’u përmirësuar. Por nëse ka një vlerësim që ka kuptim për mua, është ai që marr nga ata që kanë më shumë rëndësi në jetën time. Kur fëmijët e mi më thonë, “Je mami më e mirë në botë”, nuk ka notë më të lartë se kjo! Mund të jem pas një dite të gjatë, mund të jem e lodhur nga angazhimet e pafundme, por në ato momente kuptoj se çdo përpjekje ia ka vlejtur. Ky është vlerësimi më i madh që mund të marrë. Sa i përket punës, nuk pres të më japin nota, vlerësimi real vjen nga qytetarët. E ndiej atë sa herë që një prind më thotë se shkolla e fëmijës së tij është më e mirë se dikur, sa herë që një gjyshe më falënderon për shërbimet sociale që ka marrë, sa herë shoh një lagje që transformohet dhe u kthen njerëzve dinjitetin dhe cilësinë e jetës që meritojnë. Kjo për mua është nota më e lartë. Dhe për notën më të ulët? Do t’ia vendosja vetes për ato momente kur nuk kam mundur të jem sa duhet pranë njerëzve që më duan më shumë – për ato net kur puna ka marrë kohën që mund të kaloja me familjen, për ato raste kur nuk kam patur mundësinë të ndihmoj dikë ashtu siç do të doja. Por kjo më motivon të bëj më shumë, të menaxhoj më mirë, dhe të jem gjithmonë në kërkim të një ekuilibri më të mirë mes punës dhe jetës.

Pas një gruaje të suksesshme qëndron burri juaj, cili është pakti që keni bërë për suksesin tuaj?

Bashkëshorti im nuk është thjesht një mbështetje – ai është shoku im i jetës, njeriu që më ka inkurajuar në çdo hap dhe që më ka dhënë forcën të ndjek ëndrrat e mia. Doriani, përveç se një partner i jashtëzakonshëm, është edhe një figurë publike dhe një nga futbollistët më të talentuar në historinë e futbollit shqiptar. Përkushtimi ynë ndaj njëri-tjetrit ka qenë çelësi që na ka ndihmuar të mbështetim rrugëtimin e secilit, pa patur nevojë të zgjedhim mes karrierës dhe familjes – sepse të dyja mund të ecin krah për krah kur ka mirëkuptim, dashuri dhe respekt. Në fund të ditës, suksesi nuk është një garë individuale – është një rrugëtim që e ndan me ata që të duan dhe që besojnë te ty, ashtu siç ti beson tek ata. Një ekip i mirë, qoftë në futboll apo në jetë, nuk funksionon duke u përqendruar tek individualiteti, por te mbështetja e ndërsjellë. Ndihem me fat që kam një partner që e kupton këtë dhe e jeton bashkë me mua.

Fëmijët tuaj, çfarë mendojnë kur dëgjojnë se ju jeni një figurë e njohur në Elbasan? A ju kritikojnë apo ju mbështesin?

Në sytë e fëmijëve të mi, unë jam para së gjithash mami i tyre – ajo që i zgjon çdo mëngjes, i përqafon para se të shkojnë në shkollë dhe dëgjon historitë e tyre me po aq vëmendje sa vendimet që marr për qytetin. Ne kemi një marrëdhënie të ngrohtë dhe shumë natyrale, dhe ndonëse ata e dinë rëndësinë e punës sime, përpiqem që kjo të mos mbizotërojë bisedat tona. Unë jam thjesht një prind që punon dhe mundohet të bëjë më të mirën, ashtu si çdo prind tjetër. Por ka edhe momente gazmore dhe reflektuese. Për shembull, kur duan diçka për qytetin, ata nuk e shprehin drejtpërdrejt si kërkesë për mua, por më thonë me një ton shumë serioz: “A mund t’i thuash Kryetarit të bëjë një kënd të ri lojërash?” (qesh). Për ta, unë nuk jam personi që merr vendime – Kryetari është! Dhe kjo është një dëshmi shumë e bukur se si ata e perceptojnë qytetin, si një hapësirë që ndryshon dhe zhvillohet, por gjithmonë e lidhur me njerëzit që e drejtojnë.

Kur keni kohë të lirë, cila është gjëja që bëni me më shumë dëshirë?

Koha e lirë është një luks i rrallë, ndaj mundohem ta shfrytëzoj me familjen dhe miqtë. Nuk ka asgjë më të bukur sesa të kalosh një pasdite me fëmijët, të dëgjosh historitë e tyre dhe të ndash momente të thjeshta, por të çmuara.

Më pëlqen të eci në natyrë, sepse më jep hapësirë për të reflektuar dhe për t’u çliruar nga ritmi i ngarkuar i ditës. Një film i mirë, një libër frymëzues apo një udhëtim në një vend të ri janë gjithashtu mënyrat e mia për t’u rimbushur me energji. Çdo destinacion i ri është një mundësi për të parë botën me sy tjetër dhe për të krijuar kujtime të bukura me njerëzit që dua.

Në rrugën drejt karrierës, keni humbur apo keni fituar më shumë miq?

Në këtë rrugëtim, kam kuptuar se miqësia nuk matet me numra, por me ata që qëndrojnë pranë teje në çdo etapë të jetës. Mikeshat e mia më të mira i kam që nga fëmijëria – lidhje që nuk i ka lëkundur as koha, as dinamika e jetës. Sigurisht, me kalimin e viteve, rrethi ndryshon. Jo të gjithë e ndjekin të njëjtën rrugë, disa largohen, por vijnë edhe njerëz të rinj, sidomos mes kolegëve. Kur punon me pasion, është e natyrshme që krijon lidhje të reja, sepse përtej titujve dhe përgjegjësive, suksesi ndërtohet në ekip. Një mjedis ku ka besim, mbështetje dhe harmoni, nuk është thjesht një vend pune – është një komunitet. Siç thotë poeti amerikan, Ralph Waldo Emerson: Në fund të ditës, nuk ka rëndësi sa miq ke, por sa të vërtetë janë ata që ke pranë!

Ekskluzive/ Aulona Bylykbashi, mes karrierës dhe familjes: Pushteti nuk

Si e projekton Aulona të ardhmen e saj?

Në këtë periudhë të jetës, në fund të fundit, por nuk është jeta e lumtur – sepse është një veprim që kërkon sfida dhe është e lumtur. Nuk kam dëshirë të përcaktojë një destinacion të saktë, sepse për çdo gjë është një mundësi për të mësuar, për të kontribuar dhe për t'u rritur. Jam e hapur ndaj çdo stacioni të ri që më ofron jeta, por një gjë e di me siguri: ajo do të mbetet në shërbim të njerëzve dhe të qytetit. Në këtë kontekst, e ardhmja e Elbasanit dhe e Shqipërisë është ajo që më shumë motivon. Teksa vendi ynë ecën me ritme të shpejta anëtarësimit në Bashkimin Evropian, shoh me optimizëm gjashtëvjeçarin e ardhshëm – jo vetëm si një periudhë tranzicioni, por si një moment historik për t'i dhënë Elbasanit një rol më të fortë ekonomik dhe social. Elbasani i së ardhmes do të jetë një qytet më dinamik, me projekte konkrete për zonat urbane, me shumë hapësira publike, me ekonomi konkurruese të punësimit të mirëpaguar për të rinjtë. Ky është vizioni për të cilin jam dhe do të jem pjesë e aktivitetit – një model i Elbasanit, që ecën me standarde evropiane dhe që ofron mundësi të reja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF