Nishani i Eglit bëri “rrëmujë te madhe" në shtëpine e BBV dhe mes çiftit. Ajo u ndje e fyer nga reagimi i tij, e banorët e tjere po ashtu e dënuan si te ekzagjeruar reagimin e këngëtarit.
Dhe ai e acaroi situaten akoma edhe me tej, kur pas sherrit që pati me Eglin shkoi dhe shfaqi afrimitet me një tjetër banore, pikërisht me Olën të cilën dhe e puthi.
Ndërkohë, lidhur me gjithë këtë situatë ka pasur së fundmi dhe një reagim nga familjarët e Eglit. Në llogarinë e saj në “Instagram” ata kanë bërë ripost një shkrim ku përmes rreshtave të shkruar tregojnë qëndrimin e tyre.