KreuCelebrity

Miratohet vendimi: mbyllet për 1 vit TikTok në Shqipëri!

Miratohet vendimi: mbyllet për 1 vit TikTok në Shqipëri!

Pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë rrjetin social TikTok.

Miratohet vendimi: mbyllet për 1 vit TikTok në Shqipëri!

Faza e ndërprerjes së këtij rrjeti social do të zgjasë 12 muaj. Ministrja tha se ky vendim ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin digjital.

 “Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto platforma, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve dhe rastet e dhunës fizike. Grupi i punës ka përfshirë të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë parasysh faktet dhe elementet që kanë pasur rëndësi maksimale.

Si rezultat, kemi rekomanduar mbylljen ose kufizimin e aksesit në TikTok për një periudhë 12-mujore që do të na mundësojë marrjen e masave të tjera. Po ashtu, kemi nisur një komunikim me TikTok për të marrë masa të mëtejshme, duke vendosur filtra që ndalojnë promovimin e sjelljeve të padëshirueshme”, tha Manastirliu.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF