Donald Trump ishte sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për deklarata të diskutueshme apo vendime politike, por për shkak të gjendjes së tij fizike. Presidenti amerikan u pa me një mavijosje të dukshme në pjesën e pasme të dorës gjatë një takimi me Emmanuel Macron, por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendjen ishte një moment i cuditshëm në fushën e golfit. Kreu i shtetit amerikan u filmua duke dalë me vështirësi nga një makinë golfi, ndërsa ecja e tij ishte si e ngurtë. Dëshmitarët thonë se për disa momente, Trump dukej se po tërhiqte zvarrë këmbën e djathtë dhe kishte probleme për të mbajtur ekuilibrin.
“Duket sikur e ishte duke e tërhequr zvarrë këmbën e djathtë. Hmmm”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve speciale. “Më ngjan se diçka nuk shkon këtu”, komentonte një tjetër.
Incidenti ngjalli shumë spekulime, me disa zëra që sugjeruan se Trumpi mund të ketë probleme serioze shëndetësore. Të tjerë besojnë se mund të jetë thjesht lodhje e krijuar nga programi i tij jashtëzakonisht i ngarkuar.
Shtëpia e Bardhë nuk dha detaje për këtë episod, por sekretarja e shtypit Karoline Leavitt u përpoq të qetësonte opinionin publik, duke thënë se presidenti ka një orar shumë të ngjeshur dhe se momente të tilla janë të natyrshme:
“Presidenti Trump është një njeri i popullit dhe takohet me shumë amerikanë çdo ditë. Ndërveprimet e tij me qytetarët janë të shumta, duke qenë me shumë mundësi presidenti i parë në histori që ka kaq shumë kontakte me popullsinë. Duhet të kuptosh në fund se ai është njeri dhe si çdo njeri lodhet. Të gjitha ato takime po e ngarkojnë dhe po e lodhin në të njëjtën kohë”, deklaroi Leavitt.