KreuCelebrity

6 libra të rinj, sugjeruar nga Bordo!

6 libra të rinj, sugjeruar nga Bordo!

Empuzion

Autori: Olga Tokarçuk / Çmimi: 1000 lekë

Shtator 1913, qendra klimatike Görbersdorf. Mjeçisllav vjen për kurim me shpresën se metodat novatore të mjekësisë do të frenojnë avancimin e sëmundjes së tij. Aty njihet me pacientë të tjerë, por rutinën e tyre e turbullon vdekja e beftë e një gruaje. Kjo ngjarje e preokupon atë për zbulimin e të vërtetës, duke sjellë në skenë ngjarje enigmatike që sa të kallin tmerrin, po aq janë edhe zbavitëse. Por teksa heton këto ngjarje, Mjeçisllav nuk e di se disa forca të errëta e kanë vendosur edhe atë në shënjestër.

Mbreti i Krenarisë

Autori: Ana Huang / Çmimi: 1500 lekë

I rezervuar, i kontrolluar dhe i patëmetë, Kai nuk ka as kohë për kaos. Izabela, me flokë të purpurt dhe shakatë pa vend, është kaosi dora vetë. Por, kur Kai si Drejtor Ekzekutiv i një perandori mediatik në rrezik dhe trashëgimtari miliarder nuk mund t’ia lejojë vetes shpërqendrimin që ajo sjell. Izabela është gjithçka që ai nuk duhet ta dojë, po me çdo shikim e çdo prekje, ai tundohet t’i thyejë rregullat dhe ta bëjë të tijën. Pavarësisht sa përpiqen, ata nuk mund të rezistojnë pa iu dhënë dëshirave të tyre të ndaluara.

Pranvera e ëndrrave

Autori: Nicholas Sparks / Çmimi: 1400 lekë

Pasi largohet nga bashkëshorti abuzues, bashkë me të birin e saj 6-vjeçar, Beverli nis një jetë të re në një qytet të vogël. Ajo krijon një të kaluar që nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe maskohet kur del jashtë shtëpisë. Por kur i biri nis t’i thotë se çdo natë dëgjon dikë që ecën mbi çatinë e shtëpisë dhe e thërret në emër, Beverli merr një vendim të dëshpëruar. Ajo vë në provë dashurinë e saj për të birin teksa fati e bashkon me tre njerëz të destinuar për t’ua ndryshuar jetën dhe duke i lehtësuar peshën e të shkuarës.

Të instagramuarit,

Autori: Eliette Abécassis/ Çmimi: 1000 lekë

“Në kafe, vetëm ose me miq, ata qëndrojnë gati. Në pritje të lajmit, vazhdimisht si në ethe, rrinë me telefon në dorë. Në darkë nuk shkojnë për të fjetur pa kontrolluar telefonin dhe në mëngjes e kapin para se të hapin sytë për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Por çfarë saktësisht?”. Éliette Abécassis përshkruan në mënyrë të paprecedentë një brez të lindur në fillim të viteve 2000, pre të varësisë dhe dhunës së shkaktuar nga rrjetet sociale. Një roman therës që analizon kohën tonë dhe mëdyshjet për të cilat nuk kemi përgjigje.

Libri i emrave të humbur

Autori: Kristin Harmel / Çmimi: 1300 lekë

Eva, një falsifikatore, punon me mentorin e saj, Remiun, duke krijuar identitete të reja për fëmijët. Ata krijojnë një sistem, përmes një kodi sekret, të fshehur në një libër të quajtur "Libri i emrave të humbur", ku regjistrojnë emrat e vërtetë dhe të rremë të fëmijëve. Lufta bëhet më e ashpër dhe nazistët po afrohen, ndaj Eva dhe Remiu punojnë për të shpëtuar sa më shumë fëmijë. Ndërsa Eva reflekton për të kaluarën, ajo përballet me traumat e luftës dhe të gjejë një rrugëdalje për veten dhe ata që ndihmoi të shpëtonin.

Libra apo cigare

Autori: George Orwell / Çmimi: 1000 lekë

Autori i veprës prestigjioze “Ferma e kafshëve” George Orwell, në këtë ese të veçantë, na ofron një vështrim të mprehtë dhe ironik mbi shpenzimet e jetës sonë. Ai vë në balancë librat dhe cigaret, duke treguar se si, përkundër idesë që librat janë një luks, ata janë shumë më të përballueshëm dhe, mbi të gjitha, më të vlefshëm. Me humor të hidhur, Orwell na fton sesi të reflektojmë mbi vlerën e leximit, që jo vetëm na pasuron mendërisht, por gjithashtu është një investim që na ndihmon të rritemi si individë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF